United e Reali ‘luftojnë’ kokë më kokë për Neymarin

  • 19 March 2018 - 10:27
United e Reali ‘luftojnë’ kokë më kokë për Neymarin

Edhe Manchester Unitedi e do Neymarin.

Sipas “Don Balon”, Manchester Unitedi është duke insistuar për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymar, që është prioriteti kryesor i Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Neymari iu bashkua PSG-së vitin e kaluar për 222 milionë euro nga Barcelona, por tashmë raportohet se braziliani dëshiron të ndërrojë sërish skuadër.

Ai është prioriteti kryesor i Real Madridit dhe pritet që “Los Blancos” të bëjnë çmendurinë gjatë verës, por në garë tani ka hyrë edhe Manchester Unitedi dhe e ka seriozisht për 26 vjeçarin

(Kosova Sot)