Liverpooli me ofertë të lartë për Dendoncker

  • 19 March 2018 - 11:22
Liverpooli me ofertë të lartë për Dendoncker

Liverpooli do të vazhdoj të shpenzojë edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Jurgen Klopp ende nuk po bëhet rehat me repartin defensivë dhe pritet të bëjë transferime të reja.

Emri i ri në listën e Jurgen Klopp është mbrojtësi i talentuar belg, Leander Dendoncker.

22-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë por edhe të mbrojtësit qendror tek Anderlecht.

Liverpool e ka monitoruar nga afër lojtarin që disa ndeshje dhe ka gati një ofertë të lartë për të.

Sipas të përditshmes angleze ‘The Sun’, Liverpool ka gati rreth 35 milionë euro për belgun.

22-vjeçari është pjesë e skuadrës së parë të Anderlechtit që nga vitit 2014 ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm.

Falë paraqitjeve të mira me klubin belg, Dendoncker ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Belgjikës.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Arsenal, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund dhe Marseille.

(Kosova Sot)