“Neymari do të qëndrojë në PSG”

  • 19 March 2018 - 11:24
“Neymari do të qëndrojë në PSG”

Neymari vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe temë diskutime në gjitha mediat botërore.

I fundit që ka folur për brazilianin është kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, i cili shpreson se 26 vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në Francë.

Neymar, që vitin e kaluar u transferua nga Barcelona te Paris Sainet Germaini për 222 milionë euro, është objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton e verës.

“Jam i sigurt (që Neymari do të qëndrojë)”, tha Silva për “Canal+”.

“Ai është mirë, tashmë ka nisur ushtrimet në palestër në Brazil dhe shpresoj shumë që do të qëndrojë në PSG sezonin e ardhshëm”.

(Kosova Sot)