Juventusi në telashe, Chiellini në dyshim për Madridin

  • 19 March 2018 - 11:26
Juventusi në telashe, Chiellini në dyshim për Madridin

Përveç Benatias dhe Pjanicit, që do të mungojnë kundër Realit për shkak të kartonëve, në dyshim është edhe Chiellini.

Mbrojtësi italian i “Zonjës së Vjetër”, Giorgio Chiellini, raportohet se është në dyshim për ndeshjen e parë që Juventusi e zhvillon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Sipas “Tuttosport”, Chiellini ka pësuar tërheqje muskulore të shtunën kundër SPAL dhe lëndimi është më i rëndë se që u mendua në fillim andaj 33 vjeçari mund ta humbasë sfidën e parë me Realin, ashtu si Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic, këta dy të fundit do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Ndeshja e parë mes Juves e Realit zhvillohet me 3 prill në Torino ndërsa ajo kthyese me 11 prill në “Santiago Bernabeu

(Kosova Sot)