Bashkimi dhe Prishtina, FAVORITËT PËR TITULL

  • 19 March 2018 - 11:31
Bashkimi dhe Prishtina, FAVORITËT PËR TITULL

GARAT NË ELITËN E BASKETBOLLIT PO BËHEN SHUMË INTERESANTE 

Këto dy skuadra priten të takohen edhe në finale të "Play-off"-it 

Garat e rregullta në elitën e basketbollit po bëhen gjithnjë e më interesante derisa po shkohet drejt fundit të kampionatit të rregullt. Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë favoritët kryesorë për titullin e kampionit dhe pasi u përballen në finale të Kupës, priten të takohen edhe në finale të "Play-off"-it

Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit dhe deri në përfundim të garave të rregullta kanë mbetur të zhvillohen edhe pesë xhiro. Sigal Prishtina ka blinduar vendin e parë, derisa Bashkimi atë të dytë. Këto dy skuadra priten të takohen në finale të "Play-off"-it, derisa ishin përballur edhe në finale të Kupës, ku bardhekaltrit triumfuan në çastet e fundit. Të enjten Bashkimi mundi Prishtinën, duke ia shkaktuar humbjen e parë në garat vendore, dhe duke dëshmuar se në garat shtesë do të jetë një 'luftë' e ashpër ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Prishtina do të synojë të mbrojë titullin e kampionit, derisa Bashkimi kërkon të fitojë këtë trofe për herë të parë pasluftës, edhe pse disa herë ishin gjendur në garat përfundimtare. Trofeu i fundit i prizrenasve është në vitin 2001, kur fituan Kupën

Ngritët morali te prizrenasit

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, është shprehur se fitorja e fundit e prizrenasve ka rritur vetëbesimin në këtë skuadër, derisa beson se prishtinasit do të marrin edhe një lojtar të huaj. "Tani kur kampionati është drejt fundit, garat në elitë po bëhen gjithnjë e më interesante, sidomos 'lufta' për "Play-off". Duke u bazuar në lojën e fundit ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, ku fitore shënuan prizrenasit, kjo rrit motivin dhe vetëbesimin te kjo skuadër se edhe në garat shtesë mund t'ia dalin ndaj bardhekaltërve. Pasi Bashkimi nuk arriti të fitojë Kupën e Kosovës në basketboll, të gjitha forcat i ka përqendruar në kampionat, aty ku do të mundohet të fitojë titullin e kampionit. Në këtë moment unë shoh një ngritje të formës së Bashkimit dhe njëkohë- sisht lodhje në taborin e Sigal Prishtinës. Megjithatë, mendoj se Prishtina do të përforcohet së paku me edhe një basketbollist dhe nuk do të lëshojë rastin për të mbrojtur titullin e kampionit", është shprehur Blerim Krasniqi për gazetën "Kosova Sot". Sigal Prishtina në ndeshjen e fundit shënoi fitore bindëse ndaj Pejës me rezultat 116:63, për t'iu kthyer fitoreve pas humbjes nga Bashkimi. Prishtinasit nga 23 ndeshje, kanë 22 fitore dhe një humbje, duke kryesuar renditjen me 45 pikë.

Vështirë për Yllin dhe Rahovecin 'të kapin finalen' 

Bashkimi ka blinduar vendin e dytë, derisa për pozitën e katërt, apo atë të "Play-off"-it, në luftë është edhe Trepça, që nuk ka shuar shpresat, sidomos pas fitores së fundit ndaj Kerasan Prishtinës, derisa Kerasani do ta ketë shumë vështirë të mbijetojë. Krasniqi ka shtuar se Ylli dhe Rahoveci do të kenë vështirë të kualifikohen në finale. "Sa i përket Yllit dhe Rahovecit do të kenë shumë vështirë të prekin finalen e madhe, duke marrë parasysh përvojën e madhe që ka Prishtina dhe Bashkimi në garat përfundimtare. Megjithatë, besoj se në garat shtesë do të ketë shumë ndeshje interesante dhe dramatike, çka është pozitive për basketbollin e Kosovës, duke marrë parasysh edicionin jo të kënaqshëm deri më tani", ka theksuar ndër të tjera Blerim Krasniqi për gazetën "Kosova Sot". Prishtina do të synojë të mbrojë titullin e kampionit, derisa Bashkimi kërkon të fitojë këtë trofe për herë të parë pasluftës, edhe pse disa herë ishin gjendur në garat përfundimtare. Trofeu i fundit i prizrenasve është në vitin 2001, kur fituan Kupën.

Të enjten Bashkimi mundi Prishtinën, duke ia shkaktuar humbjen e parë në garat vendore, dhe duke dëshmuar se në garat shtesë do të jetë një 'luftë' e ashpër ndërmjet këtyre dy skuadrave