Meywather: Do ta blej Newcastle dhe do ta transferoj Cristiano Ronaldon

  • 19 March 2018 - 22:15
Meywather: Do ta blej Newcastle dhe do ta transferoj Cristiano Ronaldon

Kampioni i boksit, Floyd Mayweather, i njohur ndër të tjera si një person shumë i pasur, ka një ëndërr që nuk do të ishte çudi nëse do të bëhej realitet.

Amerikani ka deklaruar se atij i pëlqejnë shumë sporte, ndër të tjera edhe futbolli, ku po mendon të blejë klubin e Newcastle ku aktualisht trajner është Rafa Benitez.

Por ëndrra e Meywather vijon me dëshirën për të transferuar te bardhezinjtë yllin e Real Madrid, fituesin e 5 trofeve të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Newcastle më pëlqen shumë. Jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive të reja biznesi dhe dashuroj të gjitha sported. Në futboll, edhe pse nuk është sporti im, kam shumë kontakte. Cristiano Ronaldo është një miku im prej kohësh, dhe nëse do të vendosja të investoja në Premier League dhe të blija “Magpies”, mbase mund ta bindja atë që të transferohej pikëirsht te ne, për ta mbyllur aty karrierën e tij”, citohet Mayweather te “Sunday Star”.

Një lajm që ka ngjallur interesimin e të gjithëve në Angli, më shumë të atyre pranë klubit të Newcastle. Pikërisht për këtë arsye, gazeta lokale “Newcastle Chronicle” ka hetuar më thellë në lidhje me vërtetësinë e atyre që raportonte tabloidi britanik.

Nga ajo që u zbulua, mësohet se Mayweather është tërësisht i panjohur me këtë çështje dhe se për momentin nuk ka patur asnjë kontakt prej tij, apo përfaqësuesve të tij me klubin anglez, që renditet në vend të 13-të të Premier League me 32 pikë në 30 ndeshje.

Image

 

(Kosova Sot)