Ronaldo po i “frikësohet” Kane’it – i thotë Perezit ta blejë Hazardin

  • 19 March 2018 - 23:09
Ronaldo po i “frikësohet” Kane’it – i thotë Perezit ta blejë Hazardin

Ronaldo duket se nuk po i pëlqen ideja e Florentino Perez që gjatë afatit kalimtar të verës ta transferoi sulmuesin për momentin më të mirë në Europë, Harry Kane

Sipas BBC, Ronaldo i ka thënë presidentit të klubit të Real Madridit që gjatë afatit kalimtar të verës të blejë Eden Hazardin e Chelsea, e jo Harry Kane e Tottenham.

Madje, Ronaldo ka shkuar tutje duke thënë se “Los Blancos” nuk kanë nevojë për qendërsulmues, por përveç Hazard të blejnë edhe sulmuesin e Bayern Munichut, Rober Leëandoëski.

Në vend të kësaj, Ronaldo beson se Reali duhet të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues anësor të klasit të lartë, një lojtar që mund të punojë dhe ta shërbej me topa portugezin.

Nga ana tjetër, sipas Don Balon, Ronaldo i ka sugjeruar edhe disa emra të tjerë Perezit për sezonin e ri si: Paulo Dybala (Juventus), Goncalo Guedese (Valencia, në huazim nga PSG) dhe Eden Hazardin (Chelsea), i cili është i preferuari i tij.

Ronaldo po argumenton te drejtuesit se Reali do të bënte një hap më të madh në përmirësimin e skuadrës duke nënshkruar me një sulmues të tillë të zhdërvjellët, më shumë sesa një qendërsulmues për të vepruar kryesisht si rezervë e tij.

(Kosova Sot)