Chelsea i prin garës për mbrojtësin e Manchester United

  • 20 March 2018 - 11:15
Chelsea i prin garës për mbrojtësin e Manchester United

Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë Luke Shaw rrugëdalje nga Manchester Unitedi këtë verë, raporton Daily Mail.

Mbrojtësi i majtë është përballur me probleme për ta gjetur formën më të mirë fizike në “Old Trafford”, për çka edhe është kritikuar nga trajneri Jose Mourinho, transmeton Express.

Pasi dështoi ta transferojë objektivin kryesor Alex Sandron në verë, Chelsea tani i prin garës për 22-vjeçarin e United.

Evening Chronicle raporton se edhe Newcastle është në garë për ta transferuar Shaw

(Kosova Sot)