I dha fund marrëdhënies 12-vjeçare, zbulohet lidhja e re e futbollistit shqiptar me sportisten e famshme

  • 20 March 2018 - 12:23
I dha fund marrëdhënies 12-vjeçare, zbulohet lidhja e re e futbollistit shqiptar me sportisten e famshme

Thuajse një muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar me banim në Zvicër, Valon Berhami, deklaroi publikisht se po ndahej nga partnerja e tij prej 12 vitesh, Elena Bonzani, me të cilën ka 2 fëmijë.

Gati një muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar i cili aktualisht po zhvillon karrierën në skuadrën italiane të Udinese-s, Valon Berhami, deklaroi publikisht se po ndahej nga partnerja e tij prej 12 vitesh, Elena Bonzani, me të cilën ka 2 fëmijë.

Por mesa duket futbollisti me banim në Zvicër nuk ka humbur aspak kohë për të nisur një tjetër histori dashurie. Sipas mediave zvicerane, Berhami mund të jetë në një lidhje me skiatoren Lara Gut.

E mesa duket një gjë e tillë është e vërtetë, pasi këtë e ka konfirmuar edhe vetë bukuroshja zvicerane. Kjo e fundit në një postim në rrjetin social “Instagram” ka pranuar publikisht se është e dashuruar me Valonin.

“Në vitet e shkuara kam patur shpesh përshtypjen se kam humbur një copë, ishte një ndjenjë e paplotësisë dhe gjithmonë kam menduar se ishte e lidhur me botën e skijimit. Këtë dimër kam zbuluar cila ishte hallka që mungonte dhe nuk kishte aspak të bënte me sportin: quhet dashuri. Me Valonin kam zbuluar forcën e të qenit dy dhe e të pasurit një person përkrah që të kap përdore e nuk të lë kurrë vetëm!”-shkruan Lara në postimin e saj në rrjetet sociale.

 

Image

 

(Kosova Sot)