Pogba: Messi e ndien futbollin, bën gjëra që askush tjetër s’mund t’i bëjë

  • 20 March 2018 - 12:29
Pogba: Messi e ndien futbollin, bën gjëra që askush tjetër s’mund t’i bëjë

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, e ka pranuar se është adhurues i, siç thotë vetë ai, të veçantit Lionel Messi, duke thënë se superylli i Barcelonës e ka futbollin në shpirt.

Argjentinasi vazhdon të vendosë standard për pjesën tjetër të botës së futbollit, me Cristiano Ronaldon e Real Madridit si rivalin e vetëm që mund të pohojë se i afrohet atij, transmeton Express.

Pogba e konsideron Messin talent të veçantë i cili është në gjendje të bëjë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë.

Përfaqësuesi francez ka thënë për TyC Sports: “Hera e parë që luajta kundër tij ishte finalja e Ligës së Kampionëve [mes Juventusit dhe Barcelonës më 2015], ishte shumë i shkurtër”.

“Messi dhe futbolli janë dy gjëra që përshtaten. Më pëlqen ta shikoj duke luajtur, [sepse] ai bën gjëra që askush tjetër s’i bën”, ka shtuar Pogba.

“Ai gëzon respekt dhe ka rëndësi si askush tjetër, diçka e veçantë për të. Çdo gjë është e veçantë për të. Ai është lojtar që e ka futbollin në shpirt; ai e ndien atë. Është gjë e jashtëzakonshme”, theksoi ai


(Kosova Sot)