Mesfushori brazilian: Neymar ma ka rekomanduar transferimin në Barcelonë

  • 20 March 2018 - 14:18
Mesfushori brazilian: Neymar ma ka rekomanduar transferimin në Barcelonë

Mesfushori i Gremios, Arthur Melo, ka folur për Barcelonën përsëri.

Klubi katalan ka arritur marrëveshje për parakontratë me klubin brazilian për transferimin e Arthur në korrik për 30 milionë euro plus bonuse, transmeton Express.

Ai ka marrë këshilla të dorës së parë nga ylli i PSG-së, Neymar, për jetën në Barcelonë para transferimit të mundshëm në “Camp Nou”.

“Kur nisen lajmet për interesimin e Barcelonës për mua, zhvillova një bisedë të shkurtër me Neymarin”, ka thënë Arthur.

“E pyeta për Barcelonën dhe ai më ka thënë vetëm fjalë të mira për klubin dhe qytetin. Ai ma rekomandoi Barcelonën”, shtoi ai


(Kosova Sot)