De Vrij injoron thashethemet rreth të ardhmes

  • 20 March 2018 - 16:00
De Vrij injoron thashethemet rreth të ardhmes

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, ka injoruar thashethemet se ai do të nënshkruajë me Interit në fund të sezonit.

Holandezi gjatë verës do të jetë lojtar i lirë, por aktualisht thotë se është i koncentruar vetëm te Lazio.

“E kuptoj se ju jeni kureshtar rreth kësaj çështje”, i ka thënë De Vrij një gazetari i pyetur për Intrin gjatë stërvitjes së Holandës.

Tani vetëm dua të përfundojë sezonin me Lazion në mënyrën më të mirë të mundshme, jam me përfaqësuesen tani dhe nuk mund t’i përgjigjem gjitha thashethemeve që qarkullojnë në media”.

“Kapiten i Holandës? Do të ishte një nder. Kur Van Persie më dha shiritin nuk mund ta besoja, por realisht ndodhi”, ka shtuar De Vrij.

Për 26-vjeçarin ka shprehur interesim edhe Manchester Unitedi e Liverpooli.

Këtë sezon De Vrij ka shënuar katër gola në 27 paraqitje në Serie A.