Zyrtare: Ky është trajneri i ri KF Feronikelit

  • 20 March 2018 - 21:20
Zyrtare: Ky është trajneri i ri KF Feronikelit

Pas shkarkimit të Ismet Munishit, KF Feronikeli nga Drenasi ka zyrtarizuar trajnerin e ri

Nëpërmes një njoftimi në Facebook, klubi futbollistik Feronikeli ka zyrtarizuar trajnerin e tyre më të ri që është Sulejman Starova.

Më poshtë, ky është postimi i plotë i KF Feronikelit pas emërimit të trajnerit të ri.

Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë.

“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri. 

(Kosova Sot)