Juventusi shpreson në kthimin e Sandros ndaj Real Madridit

  • 22 March 2018 - 15:09
Juventusi shpreson në kthimin e Sandros ndaj Real Madridit

Është raportuar se dëmtimi i Alex Sandros nuk është aq i keq sa pritej, kështu që mbrojtësi i Juventusit mund të kthehet në Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua të tërhiqej nga skuadra e Brazilit që ishte mbledhur për ndeshjet miqësore pas një dëmtim të kofshës.

Pas largimit nga kampi i Brazilit, Sandro u kthye në Torino ku edhe bëri skadimet gjatë ditës së djeshme (e mërkurë).

Megjithatë, drejtuesit e Zonjës së Vjetër patën me vete frikën se lojtari i tyre do të humbasë dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Milanit dhe Real Madridit.

Tani mediumi Premium Sport raporton se dëmtimi nuk është aq i keq sa drejtuesit kishin frikë, dhe ka shpresë se ai do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Nuk ka shanse që Alex Sandro ë rrezikohet kundër Rossonerëve me datë 31 mars, por ai mund të shfaqet kundër Real Madridit.

Ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve janë paraparë me datë 3 prill në Allianz Stadium, ndërsa e kthimit në Santiago Bernabeu më 11 prill.

(Kosova Sot)