Anfield Road shton kapacitet për 6 mijë ulëseve

  • 22 March 2018 - 16:46
Anfield Road shton kapacitet për 6 mijë ulëseve

Stadiumi i famshëm Anfield Road ka një kapacitet prej 54 mijë vendesh, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të ketë 60 mijë vende.

Liverpooli para pak kohësh ka rritur tribunën qendrore dhe kjo ka rezultuar një sukses i madh, pasi janë shtuar të ardhurat për 14 milionë euro.

Tani, klubi anglez kërkon të zgjerojë edhe një pjesë tjetër të stadiumit.

Pjesa e tribunës qendrore pritet të rritet dhe Anfield do të ketë 6.000 vende më shumë.

Stadiumi më i madh në Ligën Premier mbetet Old Trafford i Manchester United, me 75.633 vende.

Pas tij vjen Emirates Stadium i Arsenalit, me 60.260 vende.

Numër të njëjtë ulësesh do të ketë edhe stadiumi i ri i Tottenhamit që është duek u ndërtuar.