Kështu e falënderon Ibrahimovic, Manchester Unitedin

  • 22 March 2018 - 20:24
Kështu e falënderon Ibrahimovic, Manchester Unitedin

Manchester United lajmëroi në orët e vona se ja ka ndërprerë kontratën sulmuesit Zlatan Ibrahimovic

Pas kësaj njëri prej sulmuesve më të mirë në Europë pritet që ta zhvillojë karrierën në Ligën amerikanë të futbollit MLS.

E për të falënderuar Manchesterin, Ibrahimovic edhe kësaj radhe është treguar i veçantë, ku shihet duke i rrokur duart me “djallin e kuq”.

Poshtë fotografisë ai ka shkruar:

“Gjërat e mëdha gjithashtu kanë një fund dhe tani është koha për t’u larguar pas dy sezoneve fantastike me Manchester Unitedin. aleminderit për klubin, tifozët ekipin, trajnerin, stafin dhe të gjithë ata që ndanë me mua këtë pjesë të historisë”. 

Image

 

(Kosova Sot)