Kosova U-21 madhështore kundër Azerbajxhanit U-21

  • 22 March 2018 - 21:10
Kosova U-21 madhështore kundër Azerbajxhanit U-21

Kosova U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme kundër përfaqësueses U-21 të Azerbajxhanit

Kosova U-21 është duke u treguar e pamposhtur në “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Kosovarët e kanë mundur me rezultat 2-0 Azerbajxhanin në ndeshjen që është e vlefshme për kualifikimet në Europianin e grupmoshave U 21.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-0 edhe pse Përfaqësuesja e Kosovës i kishte rastet e saj edhe në këtë pjesë.

Por, pjesa e dytë ishte e tëra e Kosovës, ku qysh në fillim të saj kosovarët filluan ta sulmojnë Përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

Goli erdhi në minutën e 54’të të ndeshjes pas një tollovie para portës së Azerbajxhanit. Ishte një gol i bukur i Florent Hasanit.

7 minuta më vonë Kosova shënoi edhe njëherë, kësaj radhe përmes Ardian Ismajlit.

Kosova gjendet në grupin e pestë të eliminatorëve për Kampionatin Europian të U-21.

Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e tretë në grup më pikë të njëjta më Irlandën.

Pas një jave Kosova e pret në Adem Jashari Gjermaninë.

Rënditja në grupin 5 e Kosovës U-21

1.       Gjermania – 15

2.       Irlanda – 10

3.       Kosova – 10

4.       Norvegjia – 8

5.       Izreali – 7

6.       Azerbajxhani – 1.

(Kosova Sot)