Kjo Francë të dëshpëron

  • 23 March 2018 - 23:51
Kjo Francë të dëshpëron

Kombëtarja e Francës ka dëshpëruar shumë tifozë të futbollit në miqësoren kundër Kolumbisë

Franca ka dështuar për të fituar ndaj Kolumbisë, në një miqësore që fillimisht u mendua që nuk do të këtë problem për të fituar kundër amerikano-latinëve.

Pjesa e parë ishte e tëra e Francës.

Goli i parë erdhi në minutën e 11’të pas një supergabimi të portierit të Arsenalit, David Ospina. Shënoi Olivier Giroud.

Franca e thëlloi epërsinë me anë të Thomas Lemar në minutën e 26’të.

Pas këtij goli reguan kolumbianët të cilët arritën ta ngushtojnë eperësinë me anë të Muriel.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Kolumbisë.

Fillimisht shënoi Falcao në minutën e 62’të për ta barazuar rezultatin në 2-2.

E kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat u akordua penallti për Kolumbinë të cilën në gol e shndërroi Juan Quintero në minutën e 85’të. 

(Kosova Sot)