Shtohen telashet për Juventusin, lëndohet Khedira – në dyshim për Madridin

  • 24 March 2018 - 11:09
Shtohen telashet për Juventusin, lëndohet Khedira – në dyshim për Madridin

Khedira është në dyshim për sfidën që Juventusi e zhvillon në Champions League me Real Madridin.

Mesfushori i “Zonjës së Vjetër”, Sami Khedira, lëndoi gjurin një miqësoren e Gjermanisë me Spanjën, që përfundoi 1-1.

Ai e nisi titullar këtë miqësore, për t’u larguar nga loja në minutën e 52’ për shkak të problemeve me gju, diçka që po e shqetëson shumë Juventusin.

Mediat në Itali raportojnë se lëndimi nuk është edhe i lehtë dhe se Khedira mund ta humbasë ndeshjen e parë në Champions me Realin, që do të zhvillohet me 3 prill.

Kjo është një goditje e madhe për Juven, që ka të dëmtuar edhe Alex Sandron, ndërsa zyrtarisht Benatia dhe Pjanici nuk do të luajnë në takimin e parë