Kushdo që e dëshiron mesfushorin e Barçës duhet të bisedojë me vëllain e tij

  • 24 March 2018 - 16:57
Kushdo që e dëshiron mesfushorin e Barçës duhet të bisedojë me vëllain e tij

Liverpooli dhe Milani duhet të bisedojnë me vëllain e Andre Gomesit nëse dëshirojnë ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, raporton Mundo Deportivo.

Media të ndryshme kanë shkruar se Liverpooli dhe Milani janë të interesuar për të nënshkruar me Gomesin, i cili nuk ia ka dalë të zërë vend në formacionin startues në “Camp Nou” që prej transferimit nga Valencia për 35 milionë euro më 2016.

Përfaqësuesi portugez është lidhur edhe me Manchester Unitedin dhe Juventusin në të kaluarën.

Megjithatë, cilido klub që i dëshiron shërbimet e tij, duhet të ulët dhe të flasë më vëllain e tij. 

(Kosova Sot)