Një top klub ofron 50 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

  • 24 March 2018 - 18:24
Një top klub ofron 50 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Agjenti i Elseid Hysajt i ka thënë Napolit se një top klub është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të mbrojtësit shqiptar në vlerë 50 milionë euro, raportojnë mediat italiane.

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u transferua në Napoli nga Empoli për vetëm 5 milionë euro në viti n2015, duke e ndjekur trajnerin Maurizio Sarri në “San Paolo”.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2021, në të cilën e ka edhe një klauzolë lirimi me afate shumë specifike.

Ajo mund të aktivizohet vetëm nga 30 qershori deri më 15 korrik të secilit vit.

Tuttosport raporton se Hysaj tashmë ka marrë premtime se do të blihet për atë shumë dhe agjenti i tij ia ka përçuar këtë mesazh edhe klubit të tij aktual.

Në mesin e skuadrave të interesuara për të janë Manchester United dhe Arsenal. 

(Kosova Sot)