Manchester United e vëzhgon mbrojtësin e Napolit

  • 24 March 2018 - 18:45
Manchester United e vëzhgon mbrojtësin e Napolit

Faouzi Ghoulam është rikthyer në stërvitje pas lëndimit të dyfishtë në gju dhe Manchester United tashmë ka nisur ta vëzhgojë atë.

Përfaqësuesi i Algjerisë ishte njëri ndër mbrojtësit e majtë më në formë në Evropë këtë sezon deri kur e dëmtoi ligamentin e gjurit në fillim të nëntorit.

Tamam kur pritej të kthehej më 8 shkurt 27-vjeçari pësoi një aksident të çuditshëm në stërvitje dhe theu kupën e gjurit.

Megjithatë, ai dje u kthyen në stërvitje dhe gazeta “II Mattino” pohon se Manchester United tashmë ka nisur ta përgatisë strategjinë për transferimin e tij në verë.

Ai nënshkroi kontratë të re në dhjetor, e cila do ta mbajë në klub deri më 2022 dhe përfshinë një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. 

(Kosova Sot)