Samir Ujkani: Ka qenë e pamundur të luhej futboll në atë fushë

  • 24 March 2018 - 22:59
Samir Ujkani: Ka qenë e pamundur të luhej futboll në atë fushë

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, është ankuar për fushën në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville afër Parisit, ku Kosova dhe Madagaskari u përballen në një ndeshje miqësore të shtunë mbrëma.

Kosova ia doli të shënojë fitore dhe meriton për këtë ishte edhe Ujkani i cili nuk u mposht dot as nga pika e bardhë.

Fitoren, që Kosova e arriti me golin e vetëm të shënuar nga debutuesi në Kombëtare, Edon Zhegrova, Ujkani e ka vlerësuar të rëndësishme duke pasur parasysh udhëtimin dhe kushtet në fushë.

“Është një fitore e rëndësishme për neve sepse nuk e kemi pasur të lehtë me udhëtimin e fushën , por ekipi tregoi lojë të mirë. Jam i lumtur për golin e Edonit do të vazhdojmë kështu. Provojmë ta japim maksimumin. Kemi reaguar shumë mirë si ekip por në këtë fushë ka qenë e pamundur të luhej futboll”, ka thënë Ujkani për SuperSport.

(Kosova Sot)