Falenderoj Verstappenin për mënyrën se si garon

  • 15 April 2018 - 18:09
Falenderoj Verstappenin për mënyrën se si garon

Hamilton do të largohet nga Shanghai pasi ka rikuperuar 8 pikë ndaj Vettel, në një fundjavë ku nuk luftoi dot me Ferrarin.

Kampioni i botës e mbylli garën në vendin e katërt, por nuk ishte aspak i kënaqur me atë që dha Mercedes në ketë garë dhe i duhet të falenderojë Verstappen për pozicionin që arriti. 

"I jam mirënjohës Verstappen për mënyrën se si ai garon", tha pas garës Hamilton.

Ndonëse të premten britaniku vendosi kohët më të shpejta në provat e lira, në garë Hamilton nuk kishte ritmin e garës dhe nuk përballonte dot rivalët. Edhe nisja që bëri nuk ishte ndër më të mirat: "Nuk ishte nisje e mirë dhe për këtë duhet të punojmë të përmirësohemi. Do të analizojmë me detaje këtë garë, sepse ishte një fundjavë për t’u harruar", shtoi Hamilton.

(Kosova Sot)