Emre Can i gatshëm ta marrë vendimin për të ardhmen - Sport - Kosova Sot
Emre Can i gatshëm ta marrë vendimin për të ardhmen

Emre Can i gatshëm ta marrë vendimin për të ardhmen

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij kah fundi i kësaj jave.

Sipas Tuttosport, kjo javë është vendimtare për të ardhmen e Can pasi kontrata e tij me Liverpoolin e skadon në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Media të ndryshme italiane sugjerojnë se Juventusi, skuadra më e interesuar për të, tashmë i ka vënë ultimatum përfaqësuesit gjerman që të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet “Zonjës së vjetër”.


(Kosova Sot)

10 orë e 37 minuta më parë
25/09/18