Mustafi tallet dhe kritikohet se nuk po mëson nga gabimet e veta - Sport - Kosova Sot
Mustafi tallet dhe kritikohet se nuk po mëson nga gabimet e veta

Mustafi tallet dhe kritikohet se nuk po mëson nga gabimet e veta

Shkodran Mustafi është kritikuar ashpër se po dështon të mësojë nga gabimet e veta dhe për më tepër është konsideruar pengesë në skuadrën e Arsenalit, nga legjenda e këtij klubi, Martin Keown.

Mbrojtësi shqiptar i Kombëtares gjermane, me të cilën e ka fituar edhe Kupën e Botës një herë, i kishte kushtuar Arsenalit plot 40 milionë euro për ta transferuar nga Valencia më 2016.

Mustafi është titullar nën udhëheqjen e Arsene Wengerit, por në të njëjtë kohë ka vuajtur për të bindur plotësisht.

Sezoni aktual ka qenë veçanërisht i theksuar me gabime nga qendërmbrojtësi 25-vjeçar, me gabime të kushtueshme në koncentrim, të cilat kanë bërë që ai të marrë kritika të ashpra pas finales së Carabao Cup kundër Manchester Cityt dhe në ndeshjeve të Premierligës kundër Southampton dhe Newcastle.

Pasi Mustafi dështoi ta ndalë Ayoze Perezin në humbjen zhgënjyese 2-1 të Arsenalit kundër Newcastle të dielën, legjenda e “Topçinjve” Keown ka thënë për Match of the Day 2: “Forma në udhëtim është më e keqja. Është thjesht e tmerrshme”.

 

(Kosova Sot)

9 orë e 56 minuta më parë
21/06/18