Shearer: Salah është lojtari më i mirë i Premier Ligës

  • 16 April 2018 - 21:52
Shearer: Salah është lojtari më i mirë i Premier Ligës

Ish ylli i Magpies (Newcastle) ka zgjedhur makinerinë e golave sivjet në Premier Ligë, Mohamed Salah para Kevin De Bruynes si lojtarin më të mirë të Premier Ligës

Instikti vrastar para golit i Mohamed Salah pavarësisht se “ende është në garë për këpucën e artë me rivalin e tij Harry Kane”, e ka bindur Alan Shearerin mjaftueshëm për ta zgjedhur sulmuesin e Liverpool si lojtarin më të mirë të Premier Ligës këtë vit.

Javën e kaluar Professional Footballers' Association (PFA) ka shpalosur emrat për këtë çmim ku gjendet sulmuesi i Liverpoolit dhe Kevin De Bruyne – pasi që është njëri prej kryesorëve për titull në Premier Ligë.

“Askush nuk e kishte parashikuar se ai do të jetë kaq i madh për Liverpoolin kur nënshkroi për ta në verën e kaluar”, tha Shearer në kolumnen e tij në The Sun.

“Në fakt, shumë nga analistët kishin ngritur vetullat duke thënë se Reds paguan një dështak të Chelsea për 34.3 milionë funte. Por, ai tani është lojtari më i mirë i vitit”.

“De Bruyne ka qenë i mrekullueshëm dhe i tillë ishte edhe kundër Tottenham të shtunë. Por kam kuptuar se sa e vështirë është të shënosh gola në këtë ligë dhe ja pse vota ime shkon te Salah, i cili tani ka 40 gola në të gjitha garat për Liverpool”.

Lojtari i vitit në Premier Ligë pritet që të shpallet në fund të sezonit. 

(Kosova Sot)