Zyrtare: FA e dënon rëndë Alonson

  • 19 April 2018 - 14:58
Zyrtare: FA e dënon rëndë Alonson

Marcos Alonso është dënuar me tri ndeshje mos lojë nga FA pas ndërhyrjes brutale në Shane Long.

Në fitoren 3-2 të Chelsea kundër Southamton, Marcos Alonso ndërhyri ashpër ndaj Shane Long, por për çudi, gjyqtari kryesor i takimit, Mike Dean, nuk e ndëshkoi spanjollin as me karton të verdhë.

Sido që të jetë, kjo nuk i ka ikur Federatës Angleze që e ka shikuar mirë rastin dhe e kanë vlerësuar ndërhyrjen e 27 vjeçarit dhe shumë të ashpër dhe të qëllimshme – kjo bëri që ai të dënohet me tri ndeshje.

Alonso nuk do të luajë kundër Burnley, Swansea City në Premierligë dhe kundër Southempon në Kupë, por pritet të luajë kundër Liverpoolit me 6 maj.

 

(Kosova Sot)