Zyrtare: Liverpooli prezanton fanellat për sezonin 2018/19

  • 19 April 2018 - 15:03
Zyrtare: Liverpooli prezanton fanellat për sezonin 2018/19

Liverpooli ka zbuluar fanellat për sezonin 2018/19, që do të jenë pak më ndryshe se ato të tanishme.

Liverpooli, që këtë edicion është një ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve, ka prezantuar fanellat për sezonin e ardhshëm.

Për dallim nga ato të sezonit që po lëmë pas, fanellat për edicionin 2018/19 do të jenë me jaka. “Të Kuqtë” prezantuan vetëm ato të ndeshjeve si vendas, ato si mysafire dhe të tretat do t’i prezantojnë gjatë verës.

Liverpooli do të përballen me Romën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas pak ditësh dhe është favorit për të shkuar në finale dhe pse jo që ta rrëmbejë krejtësisht atë. 

 

(Kosova Sot)