Agjenti konfirmon bisedimet me Unitedin për Jorginhon

  • 19 April 2018 - 15:41
Agjenti konfirmon bisedimet me Unitedin për Jorginhon

Agjenti i mesfushorit të Napolit, Jorginho, ka konfirmuar interesimin e Manchester Unitedit për klientin e tij.

Jorginho ka bindur të gjithë me cilësitë e tij pas paraqitjeve të tij tash e disa sezone me Napolin.

Këto paraqitje kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas transferimit të tij, ku ndër kryesore ajo angleze, Manchester United.

Është vet agjenti i Jorginhos, Joao Santos, i cili ka pranuar se Unitedi ka qenë në kontakt me të për italianin.

“Jorginho është me të vërtetë i lumtur në Napoli. Ai është një titullar i padiskutueshëm dhe ekipi po lufton për Scudetton”, ka thënë fillimisht Joao Santos për RMC.

“Ai është një shtyllë e skuadrës kombëtare të Italisë, kështu që është normale për klubet angleze si Manchester United të pyesin për të”.

“Por, unë dua të bëj të qartë se nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”, përfundoi agjenti i Jorginhos.

Për Jorginhon interesim të madh mendohet se kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera të mëdha angleze, Manchester City dhe Arsenali. 

(Kosova Sot)