Messi insiston te Barcelona për ta transferuar lojtarin e Atletico Madrid

  • 20 April 2018 - 10:10
Messi insiston te Barcelona për ta transferuar lojtarin e Atletico Madrid

Messi e do Saulin në “Camp Nou”.

Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona që të bëjë ofertë zyrtare në drejtim të Atletico Madridit, por jo për Antoine Griezmann. Diario Gol raporton se dëshira e Leos është Saul Niguez.

Blaugranët do të humbasin shumë në mesfushë me largimin e Andres Iniestas dhe Messi beson se më parë kanë nevojë të forcohen në atë repart se sa në sulm, ku luan së bashku me Suarezin e Ousmane Dembelen.

Sido që të jetë, deri më tani më afër Barçës duket të jetë Griezmanni.

(Kosova Sot)