Juve e Bayerni e duan gjithashtu Richarlisonin

  • 20 April 2018 - 10:34
Juve e Bayerni e duan gjithashtu Richarlisonin


Pas Manchester United, edhe Juventusi është duke e kërkuar mesfushorin e Watfordit, Richarlison.

“Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar “The Sun” e “Mirror”, raporton se Richarlison ka rënë në radarin e “Zonjës së Vjetër”, për të cilin interesohen edhe Manchester Unitedi e Bayern Munichu.

Sido që të jetë, mësohet se Man United po udhëheq garën për brazilianin, që shihet si zëvendësuesi ‘perfekt’ për Anthony Martial, ky i fundit gjithashtu lidhet me “Zonjën e Vjetër”.

20 vjeçari iu bashkua Watfordit nga Fluminense verën e kaluar për 12.5 milionë euro dhe ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon në Premierligë, duke shënuar pesë gola dhe po aq asiste në 37 paraqitje në të gjitha garat.

(Kosova Sot)