Salah i uron fat Romës: “Do të jetë ndeshje emocionuese”

  • 20 April 2018 - 10:36
Salah i uron fat Romës: “Do të jetë ndeshje emocionuese”

Salah shpreson që Liverpooli të kalojë në finale të Champions League, por i ka uruar fat gjithashtu Romës – fanellën e të cilës e veshi për dy sezone.

Mohamed Salah është i sigurt se gjysmëfinalja në Champions League kundër Romës do të jetë “shumë emocionuese”, i cili tani vesh fanellën e Liverpoolit.

Egjiptiani pret dy ndeshje të vështira, duke startuar nga “Anfield” të martën, për të përfunduar në “Olimpico” të mërkurën me 2 maj.

“Do të jetë shumë emocionuese, do të përballem me Romën për herë të parë (pas largimit)”, u shpreh Salah për Sky Sports.

“Kam luajtur atje për dy vite, kam qenë shumë i lumtur dhe kam pas marrëdhënie shumë të mira me tifozët. Jam shumë i lumtur që do të kthehem atje, i dua tifozët dhe ata më duan gjithashtu”.

“Shpresoj të fitojmë, por gjithashtu i uroi gjithë të mirat Romës”, theksoi mes tjerash njeriu i momentit, që ka shënuar 40 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. 

(Kosova Sot)