Reagon Jose Mourinho, emocionohet pak për Wengerin

  • 20 April 2018 - 18:28
Reagon Jose Mourinho, emocionohet pak për Wengerin

Jose Mourinho insiston se ai nuk ka asnjë pëndim për përleshjet e tij të kaluara me Arsene Wenger derisa ai ka lavdëruar dhe është emocionuar pak për trajnerin e londinezëve

“Ju nuk e dini mënyrën se si ne e respektojmë njëri-tjetrin .... është fuqia kundër fuqisë”.

Ndryshe, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger kishin pasur shpesh përplasje për shkak të rivalitetit të tyre.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Mourinho lavdëroi Wengerin dhe kontributin e tij në futbollin modern.

“Mendojë se pyetja e juaj është pyetje tipike kur një menaxher nuk është menaxher apo lojtar. Natyrisht ju nuk e dini se sa shumë e kemi respektuar njëri-tjetrin edhe kur nuk është dukur ashtu. Për shembull, lojtarët që marrin kartonë të verdhë dhe të kuq marrin për shkak të veprimeve agresive me njëri tjetrin dhe flasin fjalë të këqija gjatë karrierës por gjithmonë kanë shumë respekt”, tha ai.

Krejt në fund Mourinho ka thënë se ai shpreson që Wenger mos  të pensionohet dhe të ndeshet përsëri me të në ndonjë garë.

(Kosova Sot)