Dzeko e paralajmëron Liverpoolin

  • 21 April 2018 - 13:35
Dzeko e paralajmëron Liverpoolin

Edin Dzeko i frikësohet Liverpoolit të Jurgen Klopp, por thotë nëse luajnë si në “Olimpico” kundër Barcelonës, si ekip – atëherë mund edhe të besojnë për të vazhduar dhe për të ëndërruar në Champions League.

“E njoh Kloppin nga Gjermania. E njoh stilin që aplikon – është futboll sulmues. Ne jemi skuadër që gjithashtu duam të luajmë futboll sulmues, na pëlqen të sulmojmë”, u shpreh Dzeko.

“Roma duhet të jetë pozitive, në të kundërtën do të jetë shumë e vështirë. Duke njohur Kloppin, dhe Liverpoolin në “Anfield”, ata do të kërkojnë që në ndeshjen e parë të arrijnë rezultat pozitiv. Do të jemi gati. Duhet të jemi”.

“Ne jemi ekip. Një fjalë. Ekip. Çdo gjë që kemi arritur, e kemi arritur si ekip. Jo si individual, por si ekip. Ne gjithmonë besuam kur askush nuk besonte te ne, kemi dhënë gjithçka në çdo ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu”, shtoi mes tjerash sulmuesi i Romës.

Ndeshja e parë mes Liverpoolit e Romës zhvillohet në Anfield të martën, kurse ajo e kthimit me 2 maj në “Olimpico”.

(Kosova Sot)