“E ndalëm Messin, radhën e ka Salahu”

  • 21 April 2018 - 13:37
“E ndalëm Messin, radhën e ka Salahu”

Manolas beson se Roma do ta ndalë edhe Salahun, përderisa e ndali pesë herë më të mirin në botë, Lionel Messin.

Kostas Manolas e ka lavdëruar trajnerin, Eusebio Di Francesco, për atë përmbysje historike kundër Barcelonës teksa ka thënë se përderisa Roma e ndali Leo Messin, mund ta ndalë edhe Mohamed Salahun.

“Nuk do ta markojmë Salahun, sepse e ndalëm Barcelonën e Leo Messin duke punuar si ekip, kështu që mund ta ndalim edhe Salahun në të njëjtën mënyrë. Nuk do të jetë e lehtë, natyrisht, por ne jemi gati”, u shpreh Manolas.

“Besimi ynë këtë sezon ka ardhur nga filozofia, loja që aplikon trajneri. Roma nuk duhet të ndryshojë kurrë mënyrën e të menduarit, pa marrë parasysh kundërshtarin. Di Francesco është shumë trajner Evropian, gjithmonë na kërkon të dominojmë në ndeshje me presion dhe intensitet”. 

(Kosova Sot)