MotoGP në Austin, Iannone lë pas Marquez në provat e lira

  • 21 April 2018 - 13:38
MotoGP në Austin, Iannone lë pas Marquez në provat e lira

Këtë të premte u zhvilluan provat e lira të Çmimit të Madh të Austin, një pistë ku dominuesi absolut prej 5 vitesh është Marc Marquez.

Ai që spikati në këtë ditë provash ishte Andrea Iannone me Suzukin që regjistroi kohën 2 minuta 4 sekonda e 599 të mijtat, duke e lënë në vendin e dytë spanjollin e Hondës, Marquez me vetëm 5 të qintat më shumë, ndërsa në vendin e tretë u rendit Maverick Vinales me Yamaha.

Menjëherë pas spanjollit, me kohën e 4-t më të mirë u rendit 9 herë kampioni i Botës, Valentino Rossi. Përsa i përket Ducatit, pilotët e skuderisë italiane, Jorge Lorenzo e Andrea Dovizioso u renditën në vendin e 7 dhe të 8.

(Kosova Sot)