Roma fiton me lehtësi ndaj Spalit

  • 21 April 2018 - 17:02
Roma fiton me lehtësi ndaj Spalit

Roma e ka mposhtur Spalin në udhëtim duke e bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve të shtunën pasdite.

Roma, e cila i pushoi disa lojtarë për ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit në mesjavë, fitoi pa vështirësi 3-0 ndaj Spalit.

Pas 33 minutave lojë, Vicari shënoi në portën e vet duke ia dhuruar Romës epërsinë.

Vetëm shtatë minuta brenda pjesës së dytë, Radja Nainggolan shënoi për 2-0.

Fitoren e Romës e vulosu Patrick Schick, i cili shënoi për herë të parë në fanellën e Romës që prej transferimit nga Sampdoria verën e kaluar.

Roma ruan pozitën e tretë në Serie A me 67 pikë, tri më shumë se Lazio dhe katër më shumë se Interi, që renditen në vendin e katërt dhe pestë, respektivisht, por të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se djelmoshat e Di Francescos.

Spal mbetet në vendin e 17-të me 29 pikë, një më shumë se Crotone në vendin e 18-të. 

(Kosova Sot)