Bayerni fiton thellë te Hannoveri

  • 21 April 2018 - 17:50
Bayerni fiton thellë te Hannoveri

Bayern Munich ka fituar në udhëtim me rezultat të thellë 3-0 ndaj Hannoverit.

Bavarezët kanë vazhduar me fitore në Bundesliga edhe përkundër shpalljes kampion për këtë sezon.

Skuadra e Jupp Heynckes ka dominuar Hannoverin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31- të kampionatit gjerman.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat pak rrezikuan portierët dhe asnjëra nuk arriti ta gjej golin.

 

Në pjesën e dytë, mysafirët bavarez dominuan duke gjetur edhe golin 0-1 me anë të Thomas Muller (57′), i cili shënoi pas asistimit të Juan Bernat.

Në minutën e 73-të në skenë doli Roberto Lewandowski që shënoi për 0-2, ndërsa Sebastian Rudy (89′) vulosi rezultat përfundimtar 0-3.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka plot 78 pikë në vendin e parë, ndërsa Hannoveri në pozitën e 13-të me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Eintracht Frankfurtin, ndërsa Hannoveri udhëton te Hoffenheimi. 

(Kosova Sot)