Mendy: “Silva më do më shumë se të dashurën e tij”

  • 23 April 2018 - 13:56
Mendy: “Silva më do më shumë se të dashurën e tij”

Mendy ka bërë shaka me Silvan në rrjetet sociale, duke thënë; “ai më do më shumë se të dashurën”.

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, ka bërë shaka me shokun e skuadrës, Bernardo Silva, duke thënë se portugezi e do atë më shumë se të dashurën e tij.

Mendy, 23 vjeçar, u rikthye pas shtatë muajsh dëmtimi në fitoren e thellë të djelmoshave të Pep Guardiolës prej 5-0 kundër Swansea City në Premierligë të dielën.

Silva shënoi gol dhe e festoi atë me Mendyn, me të cilin ka raporte të shkëlqyera që nga koha kur ishin së bashku te Monaco në Francë.

“Silva më do më shumë se ushqimin (dhe gruan e tij)”, ka shkruar Mendy në “Twitter”.

Dy lojtarët në fjalë u transferuan në Etihad Stadium verën e kaluar. Silva i kushtoi Cityt 43.5 milionë funte, kurse Mendy 52 milionë funte. 

 

(Kosova Sot)