Insigne tallet me Juventusin: E kanë zakon t’i humbin finalet

  • 23 April 2018 - 13:58
Insigne tallet me Juventusin: E kanë zakon t’i humbin finalet

Pasi skuadra e tij Napoli e mposhti Juventusin 1-0 për ta rihapur gjerësisht garën për titull në Serie A, Lorenzo Insigne e ka tallur “Zonjën e vjetër”.

Napoli e ka ngushtuar në vetëm një pikë epërsinë e Juventusit në krye të ligës elitare italiane falë golit të vonshëm me kokë të Kalidou Koulibaly të dielën mbrëma.

I pyetur pas ndeshjes nëse Juventusi iu qas asaj ndeshjeje si një finaleje të Ligës së Kampionëve dhe e humbi atë, 26-vjeçari u përgjigj: “E kanë zakon t’i humbasin finalet”.

Komentet e italianit iu referuan faktit se Juve tashmë i ka humbur pesë finale të Ligës së Kampionëve, në vitet 1997, 1998, 2003, 2015, 2017. 

(Kosova Sot)