Muller gjen fajtorin për humbjen ndaj Madridit

  • 26 April 2018 - 00:00
Muller gjen fajtorin për humbjen ndaj Madridit

Thomas Muller ka dhënë një deklaratë interesante pas përfundimit të gjysmëfinales se parë të Ligës së kampionëve mes Bayern dhe Real.

Muller është paraqitur shumë i pakënaqur me lojën që ka zhvilluar sot skuadra e tij.

Madje, e ka quajtur futbollin e Bayernit si një futboll “naiv’.

“Ne gjatë gjithë takimit ishim shumë naiv. Pësuam golin e dytë nga gabimi individual (Rafinha v.j), kurse goli i parë erdhi nga një aksion kot fare. Për me tepër ne nuk konkretizuam rastet tona”, tha Muller, i cili është edhe kapiten i bavarezëve. 

(Kosova Sot)