Statistika, analizë dhe parashikim: Arsenal – Atletico Madrid

  • 26 April 2018 - 16:15
Statistika, analizë dhe parashikim: Arsenal – Atletico Madrid

“The Emirates” do të jenë dëshmitarë të një ndeshje të madhe të garave ndërkombëtare. Për 90 minuta do të ballafaqohen Arsenal dhe Atletico Madrid në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales të Ligës së Evropës.

Vendi: The Emirate, Londër
Koha: 26 prill (e enjte), 21:05

'Image
The Emirates ka kapacitet prej 59,867 ulësesh
 

Lajmet rreth ekipeve

Arsenal

Alexandre Lacazette do të vazhdojë të luajë në fazën e sulmit në Ligën e Evropës gjersa Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka të drejt të paraqitet pasi që me Borussia Dortmundin ka luajtur në Ligë e Kampionëve.

Jack Wilshere ka humbur dy ndeshjet e fundit të Arsenalit, por që atëherë është kthyer në stërvitje. Mesut Ozil dhe Petr Cech gjithashtu janë rikthyer në stërvitje.

Mohamed Elneny dëmtoi ligamentin e kyçit të këmbës në fundjavë dhe është jashtë për pjesën tjetër të sezonit.

 

Atletico Madrid

Diego Godin, Koke dhe Antoine Griezmann pushuan gjatë takimit të fundjavës dhe do të luajnë në ndeshjen e sotme.

Diego Costa ka humbur tre ndeshjet e fundit të Atletico Madridit ndërsa dje ka udhëtuar me skuadrën.

Juanfran do të anashkalohet për shkak të problemit të me gju, por Diego Simeone do t’i kërkojë të paraqitet në krahun e djathtë Sime Vrsaljkos.

Gabi dhe Thomas Partey janë në garë për tu paraqitur në qendër të mesfushës.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

'Image

A e dini se…?

Në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit të Arsenalit janë shënuar mbi dy gola (UEFA Europa League).

Arsenali ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (UEFA Europa League).

Arsenali në takimet me skuadrat spanjolle ka bilanc negativ, prej 14 humbjeve, dhjetë fitoreve dhe shtatë barazimesh.

Atletico ka bilanc pozitiv me ekipet angleze në saje të nëntë fitoreve, po aq barazhimesh dhe kanë pesë humbje.

Kjo është hera e parë që të dyja skuadrat takohen në këtë garë evropiane për klube.

Vlerësimi i lojtarëve deri në gjysmëfinale dhe formacionet e mundshme

'Image

Analizë

Arsenali ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi. Ata kanë shënuar të paktën tre gola në secilën prej këtyre takimeve.

Atletico Madrid ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit dhe nuk kanë shënuar gol në dy të fundit.

Spanjollët janë pa fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit, ku së fundi humbën 3-0 kundër Real Sociedadit.

Gunners do të duhet të fitojnë pasi që kanë treguar takime të dobëta në udhëtim gjatë gjithë sezonit.

Parashikim: Arsenal 1-0 Atletico Madrid