Marseille fiton ndeshjen e parë me Salzburgun e Berishës

  • 26 April 2018 - 23:15
Marseille fiton ndeshjen e parë me Salzburgun e Berishës

Marseille e ka mposhtur skuadrën austriake Salzburg me rezultat 2-0 në Velodrome

Skuadra e mesfushorit kosovarë është mposhtur sot në Marseille me rezultat 2-0 në Velodrome të Francës.

Francezët të dy golat i shënuan në dy pjesët e ndeshjes.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Marseille që pavarësisht sulmeve të shumta nuk shënuan deri në minutën e 15.

Thauvin ishte golashënuesi i parë.

Me këtë epërsi përfundoi edhe pjesa e parë derisa pjesën e dytë Salzburg e nisi më mirë se francezët.

Megjithatë Njie arriti të shënonte gol atëherë kur askush nuk e priste për ta dyfishuar epërsinë.

Salzburg u mundua që s’paku ta zvëglojë epërsinë por pa sukses.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Vjenë pas një jave.

(Kosova Sot)