Bebeto: Brazili për ta fituar Botërorin duhet të luaj si ekip - Sport - Kosova Sot
Bebeto: Brazili për ta fituar Botërorin duhet të luaj si ekip

Bebeto: Brazili për ta fituar Botërorin duhet të luaj si ekip

Kampioni i vitit 1994 ka thënë se Kombëtarja më shumë duhet të largohet nga performancat individuale dhe të luaj si grup në Botërorin e sivjetmë në Rusi

Mes viteve 1958 dhe 1970, Brazili kishte fituar tre Botëror, në gjeneratën që u quajt e artë dhe ende mban statusin si Kombëtarja më e madhe në historinë e futbollit.

U desh të vije viti 1994, që të fitohej titulli i radhës, derisa mediat e përmendnin më të madhe para këtij titulli dështimin e tyre më 1990, duke debatuar se Selecao ka humbur shpirtin e saj.

Por, Selecao ju kthye suksesit më 1994 duke falënderuar një dyshe fantastike të asaj kohe që ishte Romario dhe Bebeto. Këtë javë është publikuar lista e skuadrës së Brazilit për Botërorin e 2018. Është Bebeto që ka komentuar i fundit seksin që mund ta këtë Brazili në Rusi.

“Tite ka bërë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Bebeto për Brasil Global Tour. “Ai ka formuar me të vërtetë një skuadër të mirë dhe ndjej që ai ka lojtarë në skuadër që kanë ide si të luajnë futboll. Kjo është shumë e rëndësishme dhe një trajner i mirë e bën këtë”.

Sipas tij, presioni është i madh mbi Brazilin për të fituar Botërorin por lojtarët duhet të rrinë të qetë.

“Kur përballeni në Botëror, duhet ta keni parasysh më shumë lojën ekipore, sepse duhet ta kuptoni se nuk mund të ja dilni vetëm nëse nuk luani në grup. Ne duhet ta përmbyllim këtë debatin që Neymar ka nevojë ta fitojë Botërorin. Të gjithë duhet të punojnë bashkë për ta arritur objektiven kryesore – pra si ekip e jo si individ”, ka thënë legjenda e Brazilit Bebeto. 

 

(Kosova Sot)

21 orë e 29 minuta më parë
26/09/18