Valverde shpjegon minutazhen e vogël të Messis kundër Sundowns

  • 16 May 2018 - 23:46
Valverde shpjegon minutazhen e vogël të Messis kundër Sundowns

Fansat jugafrikan thirrën emrin e Messis gjatë gjithë ndeshjes derisa Valverde vendosi që ai të paraqitet vetëm 20 minutat e fundit

Trajneri i Barcelonën, Ernesto Valverde ka shpjeguar se pse Lionel Messi është paraqitur sot vetëm 20 minuta në kupën e Nelson Mandela, ku ata fituan kundër Mamelodi Sundowns të mërkurën.

Valverde ka konfirmuar që Messi nuk kishte stërvitur me skuadrën të martën, por ka thënë se sulmuesi i tij ende është duke vuajtur nga një grip.

Megjithatë, ai fluturojë me skuadrën për të marrë pjesë në këtë ndeshje dhe luajti 20 minuta për shkak se ka një mbështetje të madhe të fansave nga Afrika e Jugut.

“Ne të gjithë jemi duke vuajtur nga një grip, por nuk ka asgjë për të shtuar. Mendojë që është shumë e rëndësishme që Messi vendosi të vije dhe luajti në fund të ndeshjes. Ai është një lojtarë që ka luajtur shumë për ne, por është grip dhe nuk kemi të bëjmë me diçka serioze”, ka thënë ai.

 

(Kosova Sot)