Zyrtare: Pep Guardiola nënshkruan kontratë të re me Cityn

  • 17 May 2018 - 19:24
Zyrtare: Pep Guardiola nënshkruan kontratë të re me Cityn

Pep Guardiola ka nënshkruar kontratë të re me Manchester City

Guardiola do të jetë trajner i Manchester City deri më 2021.

Trajneri ka nënshkruar sot kontratë të re, e cila e mban atë në Etihad Stadium edhe për disa vite. Kontrata vije pas suksesit të Pep Guardiolës ku sivjet fitojë Premier Ligën më 100 pikë, kurse fitojë edhe Kupën e Ligës në shkurt.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. I kënaqur sepse kam mundësi që të punojë këtu. Me pëlqen të punojë me lojtarët e mijë për çdo ditë dhe do të provojmë të bëjmë më të mirën për vitet që vinë. Si menaxher, duhet të jeni të mirë më lojtarët – që ata të ndihen mirë”.

“Do të bashkohem me dëshirën e lojtarëve të mijë për të bërë një skuadër më të mirë dhe të përmirësohemi në çdo ndeshje. Kemi një skuadër të re me moshë mesatare 23 vjet dhe do ti mbajmë shumicën e lojtarëve për të arritur edhe më shumë bashkë në sezonet e ardhshme”, ka thënë Guardiola pasi ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual.

 

(Kosova Sot)