'Hallakamë' mes tifozëve në Pejë, ka të arrestuar

  • 20 May 2018 - 15:51
'Hallakamë' mes tifozëve në Pejë, ka të arrestuar

Një përleshje ka shpërthyer në Pejë mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës, afër stadiumit “Shani Haxhiislami”, aty ku do të zhvillohet ndeshja që përcakton kampionin e ri.

Sipas gazetarëve në terren, tre persona janë arrestuar menjëherë.

Forca të shumta të policisë janë përreth stadiumit dhe afër mijëra tifozëve të të dy skuadrave.

 

 

(Kosova Sot)