Klopp: Ronaldo dhe Messi vlejnë sa 15 Salah!

  • 20 May 2018 - 17:49
Klopp: Ronaldo dhe Messi vlejnë sa 15 Salah!

Klopp mendon se Salah është ende shumë larg nivelit të Ronaldos e Messit.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka larguar përfundimisht krahasimin mes Mohamed Salah e Cristiano Ronaldo. Të dy futbollistët do të jenë kundërshtarë në finalen e Kievit, në Champions League, ku Liverpool do të vihet përballë Real Madridit.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 44 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa Salah gjithashtu numëron 44 gola, por ne 51 paraqitje dhe dy futbollistët duket se janë në garë për të fituar trofeun e “Topit të Artë”.

Gjithsesi, në një deklaratë për faqen zyrtare të Liverpool në internet, Klopp tha: “Ata të dy kanë cilësi. Por nuk ka të bëjë me faktin se cili ka cilësi më të mirë, por me mënyrën si luajnë futboll. Për të luajtur mirë futboll ke nevojë edhe për të tjerët sepse po flasim për një sport kolektiv.”

Klopp është i mendimit te Salah është shumë larg standardeve të Ronaldo apo Lionel Messi, të cilët kanë shënuar 40 ose më shumë gola në gjithë dekadën e fundit, numra të çmendur.

“Përse duhet t’i krahasojmë? Kur luante Pele, askush nuk e krahasonte me të tjerët. Tani kemi Ronaldo dhe Messi. Ata të dy kanë dominuar futbollin në gjithë vitet e fundit dhe pastaj ka edhe shumë futbollistë të tjerë të aftë. Ronaldo dhe Messi shënojnë gola nga pozicione të pabesueshme dhe e bëjnë të vështirën të duket e lehtë. Salah duhet të luajë edhe 15 vite si ka luajtur sivjet për t’u krahasuar me këta futbollistë fantastikë”, deklaroi mes tjerash Klopp.

 

(Kosova Sot)