“Këpuca e Artë” në Serie A shkon për Icardin dhe Immobilen

  • 21 May 2018 - 16:02
“Këpuca e Artë” në Serie A shkon për Icardin dhe Immobilen

?Icardi dhe Immobile janë fitues të “Këpucës së Artë” për sezonin 2017/18.

Pas golit kundër Lazios në sfidën e fundit në Serie A, ku Interi siguroi Ligën e Kampionëve, Mauro Icardi ka shkuar në kuotën e 29 finalizimeve.

Ai ka barazuar sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, çka do të thotë se “Këpuca e Artë” në Serie A do të shkojë për dy sulmuesit.

Në Premierligë e ka fituar Salah, në Spanjë Messi, në Gjermani Lewandowski kurse në Francë Cavani.

Ndërsa “Këpucën e Artë” të Evropës, e ka fituar sërish Messi, e pesta në karrierë – duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me katra.

(Kosova Sot)